Katër persona kanë pësuar lëndime, si pasojë e një aksidenti mes tri veturave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën Magure-Lipjan, raporton arbresh.info.
Të lënduarit sipas Policisë janë dërguar për tretman mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 19:30, në rrugën Magure – Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/