Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës dhe ftesës që ky i fundit ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ka thënë se dallimet politike nuk duhet t’i ndajnë apo gëzojnë për veprimet e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Ka thënë se ka qenë e shenjtë dhe e tillë do të mbetet.
“Destabilizimi politik e shoqëror që sulmon luftën e popullit tonë për liri përmes, ndër të tjera, thirrjes nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn dhe të tjerë, nuk i shërben as ballafaqimit me të kaluarën e as drejtësisë tranzicionale. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Askush nuk ka të drejtë as ta përdorë e as ta sulmojë atë. Ajo ka qenë e shenjtë dhe e tillë do të mbetet”, ka shkruar Kastrati.
I pari i komunës së Kamenicës ka thënë se dallimet politike nuk duhet t’i ndajnë apo gëzojnë për veprimet e Gjykatës Speciale.
“Dallimet tona politike nuk duhet të na ndajnë apo gëzojnë për veprimet e Gjykatës Speciale. Shoqëria jonë, e përfaqësuar edhe nëpërmjet subjekteve politike, duhet njëherë e përgjithmonë të ketë një agjendë të përbashkët shtetërore dhe shoqërore të cilën duhet ta ndjekim të gjithë, pavarësisht kush ka pushtet e përgjegjësi. Nuk ka rëndësi kush është sot në pushtet, apo kush fiton nesër. Vlerat dhe e vërteta jonë e përbashkët nuk mund të cenohen nga askush. Qëndrimet refleksive janë mendjengushtësi e llojit prapakthyes”, ka shkruar ai.
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë