Ka filluar java e produkteve vendore me moton Unë konsumoj produkte vendore

12:41 | 27 Nëntor 2018
A Z

Ka filluar java e produkteve vendore me moton Unë konsumoj produkte vendore po ju, E organizuar nga AKB

Kryetari i AKB Agim Shahini kërkoj nga konsumatorët që të konsumojnë produkte vendore. Ai tha se Kosova ofron mundësi të zëvendësoj produktet që importohen nga Serbia.

Në këtë javë të produkteve vendore po marrin pjesë më shumë se 100 kompani vendore.

“Ky projekt daton nga viti 2003. Keni pasur kërkesa të vazhdueshme për të mbështetur produktet vendore. Ne dot jemi mbledhur këtu me më shumë se 100 kompani e me shume se 7000 produkte vendore.

Ne jemi fajtor pse nuk përdorim produkte vendore. Vetëm duke konsumuar produkte 100 për qind shqip ne zhvillojmë ekonominë e vendit”, tha ai.

Sot kanë filluar që shumë prodhues të kërkojnë punëtor të rinj për të rritur prodhimin vendor, tha Shahini.

Ministri i tregtisë dhe industrisë Endrit Shala para bizneseve u premtoj se nuk do të lejoj që në Kosovë të shiten produkte që shkruan “Kosova Metohija”.

“Ky projekt tradicional që ndihmohet edhe nga MTI ka për qëllim ti i informoj bizneset dhe qytetarët që të kultivojnë produktet vendore.”

Përderisa të jem unë ministër i MTI do ta përkrah bizneset vendore
Nuk do të lejoj që në Kosovë të futet produkt që shkruan “Kosova Metohija”, shkruan Arbresh.info.


Shpërndaje në rrjete sociale