Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se mashtruesit e rastit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev kanë tentuar të depërtojnë edhe në zyrën e tij përmes lidhjeve telefonike, por, sipas tij kabineti i tij ka qenë i kujdesshëm dhe ka ndaluar këtë mashtrim.
E disa komentues në rrjetin social ‘Facebook’ e kanë quajtur presidentin e vendit mashtrues duke thënë se mashtruesit nuk munden me mashtru mashtruesin.
“Mashtruesin kurr nuk mundesh me mashtru”, ka komentuar një ndjekës në faqen zyrtare të presidentit.

Në videon Live që ka publikuar Hashim Thaçi në faqen e tij në Facebook ka komente edhe pozitive për presidentin duke i thënë se edhe një mandat do të jetë në krye të shtetit të Kosovës.

E një komentues tjetër ka shkruar se fjalët e Zaev në bisedë nuk janë hajgare.

Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...