Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka komentuar në emisionin Frontal të T7, fryrjen e listave me veteranë të rrejshëm. Beqiri ka treguar ku ka qëndruar gjatë kohës së luftës dhe pse i kishte thënë komandant “Remi” të aplikonte për statusin e veteranit.
Beqiri mohon se partia e tij ka marrë pjesë në falsifikimin e veteranëve të luftës. Ai thotë se LDK ka qenë e interesuar që statusi i veteranit edhe atyre që kanë luftuar dhe komandat i kanë marrë nga Ministria e atëhershëm e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.
Sekretari i LDK’së ka rrëfyer historinë e tij gjatë luftës. Thotë se atë kohë kishte kontribuar në dhënien e ndihmave gjatë gjithë kohës për familjet në lagjen e tij Kodra e Trimave në Prishtinë dhe për këtë, thotë se ish-komandanti Rrustem Mustafa – Remi, i ka sugjeruar të aplikonte për statusin e veteranit.
Beqiri ka thënë se është absurde deklarata e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili në Kuvend pati thënë se të gjitha partitë ishin marrë vesh të fusnin në listat e veteranëve të luftës edhe ata që nuk ishin të tillë. /Express/
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...