Më 29 dhe 30 prill, në Kosovë do të vijnë 5 mjekë nga Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer, “Princes Maxima”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ismaili ka njoftuar se kjo po ndodhë në kuadër të marrëveshjes që kanë nënshkruar vitin e kaluar me këtë qendër në Holandë. Qëllimi i partneritetit në mes dy qendrave spitalore, është që të optimiziojnë kujdesin mjekësor për fëmijët me kancer në QKUK, me qëllim të ngritjes së normës së mbijetesës për ta.
“Vitin e kaluar në Holandë nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me qendrën më të madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer “Princes Maxima”. Tani, me 29 dhe 30 prill, mjekët dhe ekspertët e kësaj qendre do të vijnë në Kosovë për të nisur trajnimet për stafin tonë mjekësor dhe zhvillimin e programeve të diagnostifikimit bazuar në praktikat më të mira në Evropë. Përmes diagnostifikimit dhe trajtimit më të mirë të kohës ne do të rrisim cilësinë e shërbimit dhe shkallën e shërimit të fëmijëve nga kjo sëmundje”, ka shkruar ministri Ismaili.
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar