Bizneset dhe banorët e pazarit të Gjirokastrës e kishin pritur prej vitesh sistemimin e kanalizimeve nëntokësore që po vijojnë tashmë qe prej vitit të kaluar në qendrën historike.
Por ata thonë se projekti që po rikualifikon pazarin, nuk mundësoi asnjë zgjidhje alternative për normalitetin e jetës në këtë pjesë të qytetit.
Top Channel raportoi se rrugët e hapura njëkohësisht kanë paralizuar qarkullimin në pazar. Transporti i materialeve drejt godinave ku po investohet është bërë i pamundur.
Shërbime të tilla si zjarrfikësja, ambulanca, mjetet e pastrimit e kanë të pamundur të ndërhyjnë në këtë zonë. Bizneset akomoduese dhe restorantet e kanë të vështirë furnizimin dhe vizitorët duhet të tërheqin valixhet për minuta të tëra mes pluhurit dhe ndërtimeve.
Ideja e shndërrimit të zonës muzeale në pedonale pas përfundimit të investimit është gjithashtu një çështje e shumëdebatuar së fundi. Banorët dhe bizneset pak ditë më parë kërkuan një mbledhje jashtë radhë të këshillit bashkiak për këtë çështje. Banorët thonë se jetesa është bërë e vështirë për familjet që jetojnë pranë pazarit dhe se projekti nuk kishte paraparë asnjë zgjidhje për situatën që do të krijohej. Ata kërkojnë të gjendet mënyra të paktën për qarkullim të kufizuar.
Punimet në qafën e pazarit nisën në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Projekti me vlerë mbi 137 milion lekë ka një afat zbatimi njëvjeçar. Rehabilitimi i infrastrukturës nëntokësore të qafës së pazarit tashmë ka përfunduar por qarkullimi vazhdon të jetë i ndërprerë për shkak të ndërhyrjes në kalldrëme dhe nevojës për stabilizimin e segmenteve të përfunduara.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...