Me gjithë investimet milionëshe, Kosova mbetet larg kuotave të BE-së për efiçiencë të energjisë
Vetëm 3 nga 9 për qind të kuotës së përcaktuar nga Bashkimi Evropian për efiçiencë të energjisë, ka arritur ta plotësojë Kosova nga viti 2009.
Për ta arritur këtë target të BE-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik kishte marrë kredi në vlerë prej 30 milionë eurosh nga Banka Botërore, raporton KTV.
Nga 140 objekte që ishin planifikuar të realizoheshin me masat efiçiente, u arritën më pak se 40 sosh.
Bashkimi Evropian i ka vënë kusht Kosovës që deri në vitin 2020 të kursejë 9 për qind të konsumit të energjisë përmes këtyre masave.
Për t’i përshpejtuar procedurat, po pritet krijimi i një fondi të veçantë, përmes Ligjit për efiçiencë.
Fondi do t’i ketë në menaxhim 10 milionë euro, grant nga Bashkimi Evropian dhe 1 milion nga Qeveria.
Mirëpo, nëse nuk arrihet kuota, do të shtyhet edhe anëtarësimi në BE.
Kohavisoni ka kërkuar të dhëna nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë e cila është nën menaxhim të MZHE-së.
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...
Rasti Sekiraqa-Capat, ngritet aktakuzë ndaj 9 personave
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtr...
Rama sërish kundër Speciales, e vlerëson idiotësi ndërkombët...
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...