Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ MF-NR. 003/2019 për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.
Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës.
Ky Udhëzim Administrativ hynë në fuqi, 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ministria e Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...