Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit.
Shemsi Mustafa nga Institui Seizimik i ka thënë gazetës Express se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit.
“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.8 shkallë”, ka thënë Mustafa.
Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...