Gjatë debatit të organizuar në Mynih nga ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ichinger, ku në panel ishin presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ai serb Aleksander Vuçiq, e eruokomisioneri Johanes Hahn, ka pasur edhe disa momente tensioni.
I nervozuar dukej presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi Thaçi, qysh në fillim të debatit ia përmendi spastrimin etnik që ka bërë shteti i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm.
E derisa debati vazhdonte, Vuçiq shihej gjithnjë e më i tensionuar.
Në momentin që po flitej për marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ia përmendte Thaçit faktin që Republika e Kosovës nuk e ka përmbushur njërën prej pikave të kësaj marrëveshje, që është themelimi i Asociacionitë të Komunave Serbe.
Thaçi në debat tha se ai asociacion do të themelohet vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e ky fakt e ka nervozuar Vuçiqin, duke thënë se nuk i intereson fare për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
E pas këtij momenti, Vuçiq me nerva i ka dhënë Thaçit marrëveshjen e Brukselit që kishte në dorë, duke i thënë që ta lexonte.
“Merre e lexoje, më trego se cilën nga pikat e keni përmbushur. Nuk është në gjuhën serbe, mos u frikëso. Është në gjuhën angleze”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë Thaçi nuk e ka marrë fare mundin për t’u marrë me atë dokumente dhe ka vazhduar të flas.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen