Imer Imeri, vëllai i Hakiut i vrarë pasluftës ka reaguar ashpër pas një debati televiziv të zhvilluar në Kosovë, me 8 tetor, kur disa gazetarë kanë folur për vrasjen e Hakiut dhe për vet Imerin, shkruan gazeta “Bota sot”.
Imeri përmes një video reagon ashpër, ku tregon se si i është vrarë vëllai, Hakiu, pasi ka dalë nga shkolla e cila ishte duke dhënë mësim.
Haki Imeri ishte një zyrtarë i LDK-së, i cili është vrarë, ndërsa për vrasjen e tij akoma nuk është dënuar askush.
Imeri ka kërkuar që gjithmonë të zbardhet e vërteta, i cili tash edhe ka dëshmuar para Prokurorëve të Gjykatës Speciale, ku tregon vet se është dëshmitar.
Imeri flet edhe për raportet me presidentin Hashim Thaçi dhe çfarë kanë biseduar me të.
Imer Imeri, ka thënë se ai personalisht kurrë nuk ka thënë se Hashim Thaçi, e ka vrarë vëllain e tij, por ka thënë se ai e di kush e ka vrarë Haki Imerin.
Sipas Imerit, presidenti Thaçi është shprehur i gatshëm të bëjë be se nuk ka “gisht” në vrasjet e Hakiut.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...