Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në aksident komunikacioni

13:49 | 4 Dhjetor 2018
A Z

Me datën 3 dhjetor 2018 në rrugën Klinë-Gurrakoc, në hyrje të qytetit të Klinës, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e 1 (një) personit dhe lëndimin e 4 (katër) të tjerëve.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të tipit BMW dhe Wv me targa të regjistrimit vendor.

Viktima e këtij aksidenti është shtetas i Kosovës, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe katër (4) persona shtetas të Kosovës, të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupi i viktimës iu lejohet familjarëve për ceremoni mortore. Njofton Policia e Kosovës – Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun DRP Pejë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale