Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë të martën se marrëveshja finale me Serbinë duhet patjetër ta sjellë njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Hoxhaj ka deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën process mjaft kompleks negociator, por Kosova do ta nënshkruajë vetëm atë marrëveshje që njeh Kosovën dhe garanton anëtarësimin e saj në OKB.
“Zgjidhja është në Këshillin e Sigurimit në New York”, tha Hoxhaj, raporton Associated Press.
Hoxhaj ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic për deklaratat që i bëri duke e lartësuar Milloshevicin gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Ai tha se Vucic është njeriu i fundit në Serbi që i bëson, por theksoi se do të përpiqen maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje./Express/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro