Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të shkaktojë probleme dhe ankth.
Sipas Hotit kjo mund të jetë e vërtetë, por vetëm për ata që ende kanë pretendime për ndryshime kufijsh e zaptime të tokave.
“Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufijsh në Ballkan dhe gllabërim tokash”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.
Hoti thotë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një garancë për paqen dhe sigurinë e rajonit.
“Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë”, ka përfunduar Hoti.
Të enjtën Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që të shqyrtojë tri Projektligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.
Kjo nismë ka përkrahjen e gjithë faktorit politik në vend, ndërsa kundërshtohet vetëm nga Lista Serbe./Express/
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...