Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se së pari duhet të mbahen zgjedhjet në vend, pastaj të vazhdohet me dialogun me Serbinë, pasi sipas tij kjo do të normalizonte gjendjen politike dhe stabilitetin institucional në Kosovë.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk mund të vazhdohet rrugëtimi normal i Kosovës drejt BE-së kur situata e krijuar në Kosovë, siç tha ai e krijuar me angazhimin anti kushtetues të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, e ka nxjerrë nga binarët këtë rrugëtim.
Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:
“Së pari zgjedhje, pastaj dialog – projekt që prodhon stabilitet institucional dhe eviton rreziqet gjeopolitike që po i kanosen Kosovës.
Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës. Përkundrazi.
Së pari zgjedhje, pastaj dialog – është renditja e veprimeve politike që normalizon gjendjen politike dhe siguron stabilitetin institucional në Kosovë, si dhe krijon parakushtet për arritje të marrëveshjes dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Për më tepër, nuk mund të vazhdohet rrugëtimi normal i Kosovës drejt BE-së kur situata e krijuar në Kosovë, e krijuar me angazhimin anti kushtetues të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, e ka nxjerrë nga binarët këtë rrugëtim. Kjo situatë e rrezikshme gjeopolitike për Kosovën mund të riparohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.
LDK-ja nuk do të ndalet në këtë përpjekje për të bindur të gjitha forcat politike për projektin “Së pari zgjedhje, pastaj dialog”.
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...