Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku do të votohet rezoluta për dialogun me Serbinë.
Pjesë e kësaj rezolute do të jetë edhe Partia Socialdemokrate nga opozita por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje, shkruan lajmi.net
Madje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se platforma e vetme për dialogun është Kushtetura e Republikës së Kosovës.
Ai ka numëruar 3 pika përveç të cilave çdo format tjetër i dialogut është i dëmshëm për shtetin.
Ky është postimi i tij i plotë:
1. Platforme per dialogun eshte Kushtetuta e Republike se Kosoves.
2. Ekipi negociator eshte qeveria legjitime, qe perfaqeson shumicen e qytetareve.
3. Opozita e ka rolin e pakontestueshem mbikeqyres dhe korrektues te qeverise.
Cdo format tjeter i zhvillimit te dialogut eshte i demshem per shtetin e Kosoves dhe sigurisht se nuk do te kete sukses, pervec se do te bleje kohe per disa qe kane nevoje te shtyejne llogaridhenien e tyre para qytetateve ne zgjedhje te lira e demokratike.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...