Hoti në Gjakovë: Me Programin Nacional për Rininë keni mundësinë të ndryshoni të ardhmën

18:17 | 14 Shkurt 2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës takoi sot drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës të kryesuar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

Koordinatori Hoti prezantoi para drejtorëve të shkollave Programi Nacional për Rininë dhe i njoftoi ata për fillimin e implementimit të tij që nga java e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se sa i rëndësishën është arsimi për shoqërinë. Me Programin Nacional për Rininë keni mundësinë që të ngrisni cilësinë në arsim dhe të ndryshoni të ardhen e vendit. Ky program është i dizajnuar të realizohet në formë të gares në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në sport dhe do të filloj së implementuari javën e ardhshme”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Drejtori Frrokaj, tha se komuna e Gjakovës do të përkushtohet për implentimit të garës ashtu siç është paraparë dhe kërkoi nga drejtorët që të bëjnë më të mirën pasi që programi do i ndihmojnë arsimit.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport./arbresh.info

Lajmet më të lexuara