Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka ngushëlluar familjarët e personave që humbën jetën mbrëmë në aksidentin me fatalitet në fshatin Mramor të Prishtinës.
“Ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm. Kjo ishte një ngjarje tragjike. Lutem që të lënduarit të marrin veten shpejt”, ka shkruar Hoti në postimin e tij në facebook.
Nga aksidenti i cili ndodhur dje në rrugën Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor të Prishtinës, humbën jetën katër persona, dy prej tyre në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë në QKUK.
Nga ky aksident mbetën të lënduar edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aksident, katër prej tyre shtetas turq, si dhe dy persona shqiptarë.
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...