Pjesëmarrës në ketë prezantim e KDI-së për punën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ishin edhe deputetet e pozitës e opozitës.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se puna e mungesave të deputetëve, duhet të ngritët si pyetje pse i bojkoton pozita disa seanca të caktuara. raporton Arbresh.info.
“LDK në një masë të shtuar ka arritur që qëllimet politike. Pjesëmarrja e deputetëve është e kënaqshme dhe është më shumë se subjektet tjera. Kuvendi nuk e ka pasur punën e lehtë në vitin 2018.
Pse mungon pozita duhet të ngritët pyetja, apo bojkotit. Sepse si mekanizëm e përdor bojkotin në seanca të caktuara” tha deputeti Zemaj
Ilmi Reçica deputet nga radhët e PDK-së tha se kriza me të cilën është përballur kjo Qeveri është tërheqja e listës Serbe nga Kuvendi.
“Kjo legjislaturë ka qenë mjaftë e suksesshme dhe në kuadër të saj mendoj se të gjeturat duhet të jenë si shembull. Kriza ka filluar me tërheqjen e listës serbe, po ajo është hequr me ide tjera. Edhe pozita edhe opozita duhet ta shfrytëzojnë të drejtën të votojnë, dhe kjo ka shkaktu problem” tha ai
Gjithashtu për punën në Kuvend ka folur edhe deputetja e VV, Albulena Haxhiu, ajo tha se është për çudi kur pozita e bojkoton kuvendin e jo opozita.
E sa i përket seancave, ajo tha se po bëhet një punë e çrregullt pasi seancat po mbahen në ditët kur duhet të mbledhen komisionet dhe kjo po e pamundëson punën e tyre.
“Opozita mund të ketë vendim me bojkotua kuvendi, po për herë të parë në Kosovë kam pa qe pozita e bojkoton Kuvendin. Janë duke pritur edhe 63 pika për shqyrtim, rregullorja parasheh që dy herë në muaj të ketë seanca, seancat e parregullta po i prishin edhe mbledhjet e komisioneve” tha Haxhiu./Arbresh.info/
FBK-ja e dënon incidentin e ndodhur në Gjakovë, paralajmëron...
Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...