Haradinaj viziton Gjilanin, thotë se qëllimi i këtyre takimeve është të ju ndihmoj qytetarëve

12:54 | 4 Mars 2019
A Z

I pari i Qeveris Ramush Haradinaj ka vazhduar sot vazhdën e vizitave nëpër Komunat e Kosovës. Komuna që ka pasur nderin për ta pritur sot ishte Gjilani.

E vizitën e parë me të mbërritur në Gjilan, Haradinaj ja bëri Kryetarit Lutfi Hazirit. raporton Arbresh.info

Pas takimit më dyer të mbyllura, Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se jemi në proces të zgjedhjes së një serë problemesh siç është impianti për ujëra të zeza.

“Ne emër të Gjilanit e falënderoj Kryeministrin jemi në proces të zgjedhjes se një serë problemesh siç është impianti për ujëra të Zeza si dhe dy rrugë që në formë të Kredisë Qeveria na e jap. Pastaj janë teatri i qytetit dhe çështje të tjera të cilat janë në fondin për 50 milion euro që janë për Gjilanin. Pastaj kemi kampusin dhe kazermën e ushtrisë që Kryeministri i ka dhëne zgjidhje dhe ne po e ndihmojmë” përfundoj Haziri.

E Kryeministri Ramush Haradinaj tha se krejt çka na intereson është që të bashkëveprojmë së bashku, dhe qëllimi i këtyre takimeve është që të ju ndihmojë qytetarëve.

“Sot jemi në Gjilan e filluam më Kryetarin dhe biseduam për disa tema të cilat disa kanë avancu i kemi edhe disa detyra që do ti trajtojmë së bashku. Ajo çka na intereson është që të bashkëveprojmë se bashku. Sot do ti vizitoj edhe disa kapacitete të Gjilanit. Krejt

Ndërsa lidhur më deklaratën e Hazirit ditë më parë se bashku më taksen do të shkoj edhe Qeveria, Haziri u përgjigj.

“Qëndrimi im është i njohur dhe sot jam për prioritetet e Gjilanit. Të gjithë e kanë mirëkuptuar kërkesën time. Në Kosovë jemi të gjithë për dialog por kemi qëndrime të ndryshme dhe besoj qe të gjejmë një mirëkuptim të gjithë se bashku”, ka thënë Haziri.

E qëndrimin e njëjtë për krejt çështjen e taksës dhe dialogut e shprehi përsëri Kryeministri Haradinaj.

“Mos me i prish marrëdhëniet më Amerikën është më u arrit njohja reciproke më Serbin më kufijtë egzistues. Edhe ne edhe Serbia e kërkojmë anëtarësimin në BE. Ju kërkoj të gjithëve të na ndihmojnë dhe të vazhdojmë dialogun por pa u prekur Kufijtë”, tha Haradinaj.

Në fund të takimit, Kryetari i Gjilanit Haziri, falënderoj Kryeministrin pasi që Anamorava do të jetë ajo që do të përfitoj më shumë nga akciza e duhanit, tha ai.

Ndryshe Kryeministri Haradinaj gjatë tërë ditës do të ketë aktivitete në Gjilan dhe në fund të ditës ai do të ketë një takim me të gjithë bizneset e Gjilanit./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2225469404448764/

Shpërndaje në rrjete sociale