Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot prindërit e heronjëve, vëllezërve Bytyqi, të cilëve iu ka dhënë mbështetje në betejën për vendosjen e drejtësisë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebok, ai ka shkruar se prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, qe dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq.
Postimi i plotë:
“Tre heronjtë e Kosovës, vëllezërit Bytyqi, Agroni, Ylli dhe Mehmeti, lanë gjithçka që kishin ndërtuar përtej Atlantikut për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Prita sot prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, bacën Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët që dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq. Dëshmia e Ilir Bytyqit para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan për vrasjen e tre vellëzërve të tij, shënon një kthesë të rëndësishme në ndriçimin e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të jetë krah tyre për t’i mbështetur në betejën për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...