Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Sipas Haradinajt, plani është që të boshatisen dyqanet edhe nga artikujt elementarë me prejardhjen nga Serbia.
Postimi i plotë:
Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar.
Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq.
Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimev.
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...