Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly.
Haradinaj e njoftoi Ambasadorin për progresin e arritur në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, njofton Klan Kosova.
Kryeministri vlerësoi kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet bilaterale.
Nga ana tjetër, ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja