Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryetaren e Komitetit të Helsinkut, Sonja Biserkon dhe zëvendësen e saj Izabela Kisić.
Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka treguar se në këtë takim kanë diskutuar rreth veprimeve që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe lirive civile të komunitetit serb, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kënaqësi t’i prisja kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko dhe zëvendësën e saj Izabela Kisić, me të cilat diskutuam hapur për veprimet që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe lirive civile të komunitetit serb në vendin tonë. Kosova është model i mbrojtjes institucionale të të drejtave të komuniteteve dhe ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e një shoqërie multietnike. RH

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...