Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit që kryesohet nga ish kongresisti Randy Hutgren.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit, ka thënë se me delegacionin amerikan u pajtua se vlerat e përbashkëta shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat e ardhshme.
“Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona të përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë”, ka shkruar Haradinaj.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...