Haradinaj takohet me ambasadorët e QUIN-it dhe Apostolova-n

14:46 | 2 Korrik 2019
M. A.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët e shteteve të QUIN-it dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj thotë se përfaqësuesit ndërkombëtarë i ka informuar për angazhimin e qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm.

Së fundi serbët janë munduar të inskenojnë një krizë të mundshme humanitare në veri të vendit, ndërsa Qeveria e Kosovës prej dje ka dërguar produkte ushqimore dhe higjienike në mënyrë që ata të arrijnë të furnizohen me to.

Postimi i plotë:

Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri!

Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale