Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Lekë Zherkës

15:27 | 15 Qershor 2019
A Z

Kryeministri Haradinaj ka shprehur ngushëllim me rastin e vdekjes së gazetarit Lekë Zherka.

Haradinaj përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë e të ndjerit Zherka

Postimi i plotë i  Kryeministrit:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Lekë Zherka.

Leka, bashkë me shumë kolegë të tjerë, vendosi bazat e para të gazetarisë profesioniste në Kosovë dhe edukoi shumë gjenerata në këtë frymë, në mediumet ku punonte.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Lekë! RH

Shpërndaje në rrjete sociale