Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar pasardhësen e Angela Merkel në krye të CDU-së.
Ai ka thënë se lidershipi i Merkel i ka thënë dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe europiane ndaj Kosovës.
“Për 18 vite sa udhëhoqi me CDU-në, Merkel tregoi guxim e vizion për një Europë te fuqishme ekonomikisht dhe në partneritet strategjik me ShBA-të”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.
“Lidershipi i saj fuqiplotë i dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe rrugën tonë europiane. Pasardhëses Annegret Kramp-Karrenbauer i urojmë sukses për ta vazhduar udhëheqjen e CDU-së”.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran