Haradinaj në këtë takim me delegatët e AAK-së ka renditur gjërat që qeveria që ai drejton ka bërë.
Formimi i ushtrisë, shuarjen e idesë për korrigjimin e kufijve, vendosjen e taksës 100%, përfundimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, nisja e autostradave të reja e të tjera, ishin vetëm disa nga projeketet që Haradinaj përmendi.
“Ne arritëm ta delegjitiomojmë idenë e korrigjimit të kufijve. Me taksën 100 për qind i treguam botës se jemi të zot të vetvetes dhe nuk lejojmë as Serbinë as një shtet tjetër që ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret për viza dhe presim nga Evropa që gjatë këtij viti të jep liberalizimin e vizave. Jemi në nisje të renovimit të hekurudhave të Kosovës”.
Ai më tutje, ka thënë se për dallim prej partive të tjera, AAK “guxon të krijoj” andaj edhe duhet të jetë para subjekteve të tjera politike.
Ky është misioni ynë të ia konfirmojmë qytetarëve pse aleanca duhet të jetë para partive tjera. Aleanca nuk është ndalë, sa herë që i është dhënë mundësia, aleanca ka guxu me kriju. Shumë prej partive tjera e kanë ngulfat guximin krijues, aleanca ka shku tu e rrit besimin në vete. Vetëm aleanca mundet me kriju atë që i mungon Kosovës, e kjo është ma shumë rend e ligje siguri, më shumë sovranitet e më shumë zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...