Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.
Duke vlerësuar kontributin e ambasadores Kapitanovic gjatë misionit në Kosovë, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Kroacia është partner i rëndësishëm dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks avancimi në zhvillimin ekonomik.
Kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoi ambasadoren kroate për angazhimin e saj në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë, duke theksuar se Kosova
dhe Kroacia kanë ndërtuar ura të fuqishme bashkëpunimi dhe raportet tona janë speciale.
“Kroacia mbetet shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve euroatlantike”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që raportet ndërshtetërore të vazhdojnë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Kryeministri në detyrë Haradinaj, po ashtu theksoi përkrahjen e rëndësishme të Kroacisë për proceset në Kosovë, me theks të veçantë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës, por edhe institucionet tjera në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuar në integrimin dhe rritjen e mirëqenies për të gjitha komunitetet, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.
Ambasadorja kroate Marija Kapitanovic, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë shërbimit në Kosovë./arbresh.info/

Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%