Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për aktakuzën e Prokurorisë për manipulimet me listën e veteranëve të luftës së UÇK’së.
Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pjesë e atyre që po konsiderohen mashtrues, e jo veteranë të vërtetë, janë shumë njerëz që njëmend kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
Ai ka prezantuar shumë fotografi në studio të atyre që ai ka thënë se kanë qenë bashkëluftëtarë të tij, e që po cilësohen si veteranë të rremë.
Shumë prej tyre, Haradinaj i ka përmendur me emër. Njëri prej tyre, ka thënë ai, është shofer aktual i tij.
Haradinaj ka thënë se përfshirja e luftëtarëve të vërtetë në listën e aktakuzës së Prokurorisë është “turp”.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...