Në Akademinë Përkujtimore në nderim të kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepit, Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se ai kishte qëllime humane ndërsa ishte bujar dhe aspak vetjak.
Haradinaj ka theksuar se në traditën shqiptare kujdesi për kujtimin e njerëzve që kanë shënuar veten dhe kanë bërë punë për popullin kthehet në kult, duke e cilësuar vepër të lartë, njofton Klan Kosova.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj veç tjerash ka thënë se Bajram Rexhepi ishte njeri me sjellje të jashtëzakonshme prej njeriut prandaj nuk donte të veçohej nga të tjerët.
”Ai ishte gjithnjë i arsyeshëm. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së Kryeministrit Bajram Rexhepi”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj, njofton Klan Kosova.
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...