Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Ekipit Negociator ka thënë se në këtë takim u bisedua për platformën për dialogun me Serbinë e jo për taksën dhe tema tjera, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se platforma me Serbinë është një dokument i qëndrueshëm dhe arritje për Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë.
“Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve dhe qëllimeve që i ka Kosova në dialog. personalisht i japi përkrahje”.
“Nuk biseduam për taksën”.

“Ajo çka biseduam sot ishte për platformën që buron nga kushtetuta dhe i obligohet kushtetutshmërisë dhe është një garancë e mirë për Kosovën. Është një arritje e Kosovës sa i përket dialogut në këto takime kjo temë diskutohet”, tha ai.
I pyetur për deklaratat e presidentit Thaçi se mos pezullimi i taksës po prish raportet me SHBA-në, Haradinaj tha se nuk mund të behet zëdhënës i Amerikës. Ai tha se Amerika di të flas dhe i sqaron gjërat vet.
“Amerika flet vet. As presidenti as unë as dikush tjetër nuk është zëdhënësi i Amerikës ata flasin vet ata din me fol dhe i sqarojnë gjerat”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/252816065630965/
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...