Daut Haradinaj i AAK-së ka thënë se e sheh si një mundësi të mirë koalicionin e tyre me Partinë Socialdemokrate.
Haradinaj thotë se edhe më herët kishin bashkëpunuar me PSD-në, parti e cila thotë se kishte kontribuar që të çohen shumë procese përpara.
“Ne kishim një përvojë të mirë në të kaluarën e afërt, pas largimit të Listës Serbe. PSD ka arritur t’i përmbushë kërkesat e veta. E nxjerrën situatën, mos të flasim”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.
“Kemi pas partneritet. Disa vendime më të rëndësishme, është edhe meritë e PSD-së. Duhet parë si mundësi e fitores. E shoh si mundësi dhe kombinim jashtëzakonisht të fortë. PSD dhe AAK e kanë një fitore simbolike në zgjedhjet e ardhshme. Koalicion fitues, i pari”, tha Haradinaj.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...