Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, rritja ekonomike e Kosovës pritet të arrijë në 7 përqind.
Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, kjo rritje arrin deri në 7 për qind.
“Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon me 4.5 për qind. Me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” nga Contour Global, rritja pritet të shkojë në 7 për qind. Kjo kontratë siguron investime prej 1.3 miliardë eurosh, e cila do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter. /arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...