Nasim Haradinaj nga Organizatave të OVL UÇK-së ka thënë se çdo gisht i çuar në Kuvend si votë për Gjykatën Speciale është tradhti – raporton Periskopi.
Ai ka përkrahur veprimin e ish-komandantit të UÇK’së Remzi Shalës, i cili ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale.
“Çdo gisht i çuar në Kuvend për Gjykatë është tradhti. Remzi Shala ka me pa shumë shpejt se ku është qëllimi i tyre. Remzia ka mujt mos me nënshkru hiç atë letër që ia kanë sjell. Çka ka ba përpara UDB’a me kërcënime e rrëmbime të tilla, tash a po vepron edhe Beogradi. Nuk e njohim këtë Gjykatë, andaj nuk duhet përgjigjur asaj. Kjo Gjykatë Speciale i ka rrënjët në Beograd”, ka thënë ai në Debat Plus.
Ai nuk e ka lënë as të flas deputetin e Nismës, Milaim Zekën, të cilit i ka thënë se deputetët janë ‘rrenca’.
“Për qata jeni në Parlament ju, se jeni rrenca. Ti Milaim e ke nënshkru ligjin e tani i ke rënë pishman. E di që je pishman. Unë s’kam nënshkru kurrgjë. Kom thanë që Gjykata ka me dështu. Me pas 1 pikë fytyrë krejt duhet me dhanë dorëheqje. S’kish pas fytyrë me dal me fol ma për këtë punë”, ka thënë Haradinaj.
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...
Mbrojtja e Thaçit dhe e Fazliut nuk do të bëjnë deklarata hy...
Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë ...
Pacolli: Certifikatat e mia juridike nga Kosova, Zvicra dhe ...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë p...