Haradinaj falendërues për ata që morën pjesë në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

09:01 | 25 Mars 2019
A Z

Kryeministri i vendit, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në Epopenë e UÇK-së të dielen në Dukagjin.

Përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes Haradinaj ai po ashtu ka falënderuar edhe të gjithë ata që bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Në emër të familjes Haradinaj, falënderoj të gjithë ata, që na nderuan me pjesëmarrje në shënimin e 21-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe që ishin për homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Mirënjohës Këshillit Organizativ, që e organizuan këtë ngjarje dhe të gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale