Është inauguruar dega e re e Institutit Diplomatik Ndërkombëtar, në Prishtinë. Paolo Giordani, president i Institutit, ka thënë se hapja e degës së re në Kosovë do të ndihmojë në zhvillimin e shtetit.
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar për bashkëpunimin e ri që do të ndihmojë shumë në zhvillimin e këtij shteti. Instituti është i shtrirë në shumë shtete tjera, është organizëm i njohur nga Kombet e Bashkuara dhe ka kartën e të drejtave të njeriut. Për ketë qëllim nuk është që vijmë në këtë shtet për të kërkuar të holla, por kemi ardhë për të ndihmuar zhvillimin e këtij shteti të mrekullueshëm. Jam i sigurt që në Kosovë do gjejmë mbështetje, do japim formim, kulturë dhe të jemi sa më të bashkuar dhe të afruar me Evropën”, tha ai.
Ai tha se sot në takimin që ka pasur me ministri e arsimi u dakorduan që të bashkëpunojnë për zhvillimin e kulturës.
“Sot në takim me ministrin e arsimit ishim të mendimit që duhet të zhvillojmë kulturën, kur ka kulturë ka kuptim, me kuptim dhe bashkëpunim gjejmë bashkimin e popujve. Jam këtu me japë një kontribut të vogël që shpresoj do të rritet shumë shpejtë”.
Zv. ministri i Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, e quajti hapjen e këtij Instituti, vlerë për shoqërinë e Kosovës.
“Hapja e Institutit është një vlerë e shtuar në shoqërinë tonë. Po besojmë që ky Institut do sjellë përvoja të reja për gjithë ne dhe ne si shoqëri i ofrojmë bashkëpunimin tonë edhe në aspekte politike, kulturore e gjithandej”, tha Dukalli, raporton EO. Ragib Berisha udhëheqës i degës në Prishtinë tha se do punojnë që të ecin përpara.
“Shpresojmë të vazhdojmë punën e mirë që të ecim një hap përpara”, tha ai.
Instituti Diplomatik Ndërkombëtar ka selinë në Romë të Italisë, me degë në shtete të ndryshme të botës. Instituti ka në synim binjakëzimin e universiteteve të shteteve, zhvillimin ekonomik dhe lobimin.
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...