Debat i ashpër po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shkaku i buxhetit për vitin 2019.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019, madje ai kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të shkojë në shtëpi.
Pas kësaj ka reaguar ministri Hamza.
Ai ka thënë se edhe mund të shkojnë në shtëpi, pasi siç u shpreh ai, nuk do të jenë as të parët e as të fundit, por Hamza ka thënë se nëse nuk kalon buxheti nuk mund të ketë as zgjedhje të reja.
“Pa e votu buxhetin nuk do të mund të shkohet në zgjedhje pasi që nuk ka buxhet. Pa e votu buxhetin nuk mundet me pas as zgjedhje se nuk ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve.Ka ndodh një situatë e ngjashme edhe vite më parë, situata tash është ndryshe. Është në duar të despotëve për këtë çështje sa i përket më shkua ne shpi kur vjen vakti shkojmë edhe s’shkojmë. Po ju lus që të votohet” , ka deklaruar Hamza.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/348534295985191/?notif_id=1548842380035244¬if_t=live_video_explicit
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit