Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar dënimin prej dy vite e 9 muaj burgim efektiv për të akuzuarin A.G, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për një seri të vjedhjeve të rënda të kryera në objekte fetare në rajonin e Gjakovës.
I akuzuari A.G. është shpallur fajtor për tri vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe është dënuar me dënim unik, me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e 9 muaj ku në këtë dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 shtator 2018.
“I akuzuari A.G. me datë 28 dhjetor 2016 në fshatin Duznje të Gjakovës, në objektin fetar tyrbja e “Babës Danë” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm është futur me forcë duke përvetësuar një sasi të parave të cilat janë tubuar nga besimtarët (nezrat). I njëjti prapë me datën 15 shtator 2018 në orët e vona pas mesnate është futur me forcë në tyrben e “Shejh Rama” dhe tyrbes së “Babës Danë”, thuhet në komunikatën për media.
Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...