Në zyrat e BE-së në Prishtinë u diskutua për gjininë dhe njerëzit me nevoja të veçanta.
Në theks të veçantë u diskutua për gratë me nevoja të veçanta dhe integrimi i tyre në shoqërinë kosovare.
Të jesh femër dhe me aftësi të kufizuara në Kosovë u tha se është shumë vështirë të mbijetosh.
Shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova ka bërë hapjen e një serë temash të quajtura ” Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore.
“129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar-shtator të vitit 2018. Në takimin e rregullt që kam pasur me kryeministrin e kam ngritur në këtë çështje ku do të duhej të kishte buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje dhe kemi gjetur mirëkuptim. Jemi të fokusuar në vendimmarrje qendrore dhe sforcimin e tyre në tërë shoqërinë. Vetëm këtë muaj do të linçojmë një projekt 600 mijë euro qe ka për qëllim barazinë gjinore” tha Apostolova./Arbresh.info/
Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, problemin me qasje në organet publike, në arsim etj.. tha me tej përfaqësuesja e BE-së.
“Nga komuniteti i njerëzve me nevoja të veçanta e që janë femra ballafaqohen dyfish me diskriminim. 1/3 e aspektit gjinor është kur njerëzit me nevoja të veçanta kanë nevoje për përkujdesje dhe ato qe kujdesen janë shumica femra, e që në shumicën e rasteve janë familjare,”, tha ajo.
Në këtë takim debatuan edhe personat me aftësi të veçanta të cilët u shprehen të zhgënjyer me trajtimin që iu bëhet.
“Gruaja me aftësi të kufizuara është e përjashtuar nga familja, nga puna e shoqëria. Duke u nisur nga ajo se së pari është sepse je grua dhe e dyta se je me aftësi të kufizuar. Po ashtu të femrat është problem trashëgimia në pronë. Mungojnë shërbimet rehabilituese që janë për persona me aftësi të kufizuar”, tha një penalist në këtë debat.
Ambasadorja e parë e vullnetit të mirë në Kosovë, Elvana Shala, u shpreh e lumtur që po bëhet një debat i tillë për të biseduar se “çfarë mund të bëjmë që këta persona të inkuadrohen në shoqëri”.
“Si persona me nevoja të veçanta duhet të ngritin zërin për vete. Ndryshimi fillon nga familja. Në momentin që ke mbështetjen e familjes kjo të ndihmon ti tejkalosh problemet e tjera. Shembull është sfida ime kur u bëra ambasadorja e parë e vullnetit të mirë dhe qëllova me aftësi të veçanta e kjo ngjalli shumë reagime por ne duhet të ngritim zërin për të drejtat tona në mënyre që ti thyejmë këto sfida që kemi” u shpreh Shala.
Avokati i popullit Hilmi Jashari bëri thirrje që të zbatohet ligji për këta presona.
“Në rënd të parë duhet të fuqizohet kuvendi për të zbatuar ligjin e në këtë rast që shkelet për personat me aftësi të veçanta”, u shpreh ai.
Në këtë debat morën pjesë edhe deputetë dhe persona me aftësi të veçanta./Arbresh.info/


Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...