Të akuzuarit në “Rastin e Veteranëve” kanë nis sot që t’i pranojnë aktakuzat nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Se e ka pranuar aktakuzën e ka konfirmuar Nuredin Lushtaku, njëri nga 12 personat e akuzuar, njofton Klan Kosova.
“Kam pranuar aktakuzën por që nuk e kam shikuar se çfarë ka në të”, ka thënë Nuredin Lushtaku për klankosova.tv.
“Në këtë proces unë kam qenë pa përgjegjësi dhe nuk kam asgjë të re të them. Drejtësia le ta kryejë të veten”, ka thënë Lushtaku.
Përveç Nuredin Lushtakut ta akuzuar për fryrjen e listave të vetranëve janë edhe: Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari/klan kosova/
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...