Serbët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, ka njoftuar drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Djuriq.
Serbët kanë paralajmëruar largimin nga të gjitha institucionet e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend, ka bërë të ditur “Sputnik”.
Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatese, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre, transmeton lajmi.net.
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Djuriq ka thënë për “Happy TV” se kryetarët e katër komunave me shumicë serve e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrrave të importuara nga Serbia.
I pyetur nëse pret reagim nga Prishtina pas një vendimi të tillë nga serbët në Kosovë, Djuriq ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë por reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...