Në kuadër të punimeve të Forumit të Dubrovnikut, zëvendësministrja e Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda MPJ-së së Gjermanisë, Thomas Ossowski, me të cilin ka diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi.
Zëvendësministrja i ka kërkuar diplomatit gjerman përkrahjen mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Nga ana e tij, Ossowski, sipas komunikatës së MPJ-së, e ka siguruar zëvendësministren Vuniqi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe referuar proceseve si ai i liberalizimit të vizave dhe Interpoli ka kërkuar që të bashkërendohen përpjekjet për të siguruar procese të suksesshme.
Ossowski, gjithashtu është interesuar edhe për rrjedhën e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe kërkoi vazhdim të përpjekjeve për të arritur marrëveshje që garanton stabilitet të gjerë rajonal.
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...