Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar idenë për formimin e një ekip uniteti për çështjen e dialogut, pasi sipas tij për këtë punë është e ngarkuar Qeveria e Kosovës.
Gashi në Zona B të Klan Kosovës, më tej theksoi se përveç se është devijuese formimi i ekipit të unitetit, konsiderohet edhe provokim lufte çështja e lëvizjes së kufijve.
”Ne kemi kërkuar reciprocitet për Luginën e Preshevës në vitin 2013”.
”Si mund të formohet një ekip i unitetit në mënyrë të njëanshme? Pse duhet të ketë këso lloj ekipesh kur ka institucionet e vendit që mund të merren me to”.
”Pse duhet të ketë një ekip tjetër, kur Qeveria e Kosovës është e ngarkuar të merret me këto çështje”.
”Nëse kryesuesi i qeverisë është i zënë me çështje tjera e jo për çështje madhore, atëherë duhet shkarkuar”.
”Duhet të shihen cilat janë edhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni”.
”Tendenca e ndërtimit të shteteve nacionale kanë shkaktuar luftëra. Duhet të jemi të mençur në këto drejtime. Në këto rrethana duhet të veprojmë strategjikisht”.
”Interesi shqiptar, parimisht mbrohet duke ruajtur stabilitetin e të mos provokohet luftë”.
”Fakti që kërkohet të lëvizen kufijtë, është provokim i luftës”./klan kosova/
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...