Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona që sot kryer plaçkitje të armatosur në degën e bankës NLB në Veternik.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se arrestimi i tyre është bërë nga njësia elite FIT dhe ka ndodhur pak çaste më parë pas një operacioni të gjerë policor të nisur qysh në mëngjes.
Sipas burimeve, policia është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër që është fshehur diku në malet rreth Prishtinës.
Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor ku do të intervistohen ndërsa më pas do pritet edhe vendimi i Prokurorit të Shtetit.
Rikujtojmë se së fundi është shtuar dukshëm numri i grabitjeve në Rajonin e Prishtinës, ku kryesisht cak janë filialet e bankave dhe maerkete të ndryshme.
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...