Serbët e Kosovës kanë filluar protestën kundër taksës 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë paralajmëruar protestë paqësore njëorëshe në Mitrovicë të Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë, në të njëjtën kohë. Protesta është zhvendosur nga qendra e veriut, për në Rudarë, /Arbresh.info/
Kjo protestë ka filluar rreth orës 12:00, dhe vjen si reagim pas rritjes së taksës së importit në 100 %, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për mallrat e Serbisë.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë pas një takimi që serbët e Kosovës kanë pasur me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se ata nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare.
Ekipi i Arbresh.info janë duke qëndruar në veri, dhe raportojnë se gjendja aktuale atje është e qetë.





Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...