Ka filluar intervistimi i ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunit, para deputetëve, anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Me kërkesë të deputetit të AAK-së Muharrem Nitaj, u vendos që intervistimi të bëhet pa praninë e mediave.
Deputetët nuk kanë bërë të ditur për kohëzgjatjen e intervistimit. Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka thënë se kjo varet nga përgjigjet që do të marrin.
Maxhuni po intervistohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pozitë kjo të cilën e mbante gjatë kohës së dëbimit të shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.
Maxhuni tani mban pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Intelegjiencës.
Pozitën e njëjtë gjatë kohës së dëbimit e mbante Driton Gashi i cili ishte shkarkuar nga pozita për shkak të dëbimit të shtetasve turq.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...