Sot, Drejtoria Komunale për Bujqësi në Mitrovicë ka bërë shpërndarjen e fidanëve të arrës për 21 fermerët mitrovicas. I pranishëm me rastin e
nënshkrimit të kontratave ishte edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku të cilët e
vlerësuan si shumë të rëndësishme investimin në sektorin e bujqësisë.
Nënkryetari Mujka në fjalën e tij ka theksuar se komuna në vazhdimësi ka treguar gatishmëri që të mbështes sektorin e bujqësisë, në ngritjen e
prodhimit vendorë dhe lehtësimin e fermerëve tanë. Ai më tutje ka shtuar se komuna e ka vlerësuar të arsyeshme realizimin e këtij projekti duke marrë
parasysh që në treg arra është shumë e kërkueshme dhe profitabile.
“Arrat janë shumë produktive dhe jetëgjata dhe fitimi është relativisht i mirë, ka jetëgjatësi dhe përfitimi ekonomik është një ndër arsyet kryesore
të këtij projekti”, ka thënë nënkryetari Mujka.
Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Ekrem Sadiku, pasi i uroi të gjithë përfituesit e këtij projekti ka thënë se arra është shumë e kërkuar në
tregun vendor por edhe atë ndërkombëtar si dhe ka rëndësi të shumëfishtë ekonomike.
Ai më tutje ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë sipas mundësive dhe kapaciteteve të saj edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetjen e
fermerëve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...